Skuadra e Manchester Cityt ka mposhtur Bayern Munich me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Japoni.
Në stadiumin “National Olympic” në Tokio kampioni i trefisht sezonin e kaluar arriti fitore 2 me 1, shkruan Lajmi.net
Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol dhe ishte McAtee që realizoi për ekipin e Pep Guardiolas.
Pjesa e dytë ishte më interesante, sepse dy skuadrat futën në lojë më shumë yje.
Fillimisht Tel barazoi shifrat në minutën e 81’të, dhe vetëm pas katër minutave Emeric Laporte shënoi për rezultatin përfundimtar 1 me 2.
Miqësorja e radhës për ekipin nga Premier League do të jetë më 30 korrik, kundër Atletico Madrid.
Kurse Bayern Munich e zhvillon më 29 korrik ndaj Kaëasaki Frontale./Lajmi.net/




