Mançevski: Zgjedhjet janë të domosdoshme, sistemi i qeverisë teknike është i paqëndrueshëm

Mbajtja e zgjedhjeve është e domosdoshme, sepse sistemi i qeverisë është i paqëndrueshëm, theksoi nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski, në emisionin “Top tema” të televizionit Telma.

Mançevski shtoi se përgjegjësia në lidhje me përhapjen e koronavirusit është e të gjithëve, e qytetarëve të papërgjegjshëm, bashkësive të papërgjegjshme fetare, ndërsa veçanërisht e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i cili vendosi të mos dënojë për mosrespektim të masave për mbrojtje.

Të kishim pasur Kuvend funksional, Çulev kohë më parë do të ishte ndërruar dhe kjo është edhe një arsye pse duhet të ketë zgjedhje, theksoi Mançevski.

Hristijan Mickoski përballet me realitetin, përballet se nuk mundet më të ikë nga zgjedhjet dhe gjetëm forca të përfundojë kjo politikë e paqëndrueshme, theksoi Mançevski.

Ai shprehu zhgënjim të madh nga kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski, i cili me moskonvokim të mbledhjes së KSHZ-së e shkeli ligjin zgjedhor dhe pyeti kush tani duhet të ngritë padi penale.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së