Regjim- kurrë më!
11 vite shteti ka qenë në robëri, izolim, konflikte dhe ndarje të vazhdueshme, krejtësisht e lënë mënjanë nga bota demokratike.
11 vite VMRO-DPMNE sistematikisht i ka shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut, ushtronte presion mbi mediat dhe gazetarët, ndërsa institucionet i ka shndërruar në Shtabe partiake dhe në vend të qytetarëve ata u kanë shërbyer funksionarëve të VMRO-DPMNE-së në krye me kriminelin në arrati, Nikolla Gruevski.
Për 11 vite pushtet, VMRO-DPMNE arriti të bëjë shtet të robëruar.
Sot mbetjet e shtetit të robëruar ende janë prezent në sistemin e gjyqësisë.
Anëtarët e “gjyqësorit Svarovski” po e minojnë sistemin juridik dhe punojnë në dëm të drejtësisë.
Në vend të lirohen nga prangat e tyre, këto Qendra të gjykatës Svarovski ndaluan në rrugën e drejtësisë.
Kjo patjetër të ndalet menjëherë!
Ato institucione patjetër ta ndryshojnë punën e tyre dhe të gjithë të punësuarit patjetër të përgjigjen para qytetarëve për punën e tyre!
Sot përsëri e ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të fillojë procedurën për kontrollin e pronës së gjykatësve dhe prokurorëve, menjëherë.
Neve na nevojitet gjyqësi që vendos, jo gjyqësi që vjetërson lëndë! Na nevojitet gjyqësi që do të sjell, jo pengojë drejtësi.
Qytetarët meritojnë të jetojnë në shtet juridik dhe për këtë nuk ka kompromis.
Prandaj në zgjedhjet e ardhshme Maqedonia e Veriut do të zgjedh mes progresit dhe ngecjes. Do të zgjedh mes drejtësisë dhe padrejtësisë.
Jemi në rrugë të drejtë. Në atë rrugë duhet ta përfundojmë luftën për drejtësi.
Më 12 prill qytetarët masivisht do të konfirmojnë se jemi në rrugë të drejtë dhe fuqishëm do të porosisin regjimin- kurrë më.
Pres konferencë e Damjan Mançevskit, nënkryetar i LSDM-së