Avokati i njohur zbulon detaje të reja për rastin e Astrit Deharit, kush janë vrasësit e tij?

Tomë Gashi, avokati i njohur për rastin e Astrit Deharit po kërkon rihetim të ri për rastin e vdekjes misterioze të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje tre vite më parë në burgun e Prizrenit.

Gashi po ashtu ka kërkuar që të identifikohen shtytësit në vrasjen e Astrit Deharit dhe që sipas tij i bie që po te njëjtit e kanë fshehur vrasjen për tri vite më radhe. Ai ka thënë se kërkesat në fjalë i ka dërguar tek ud. I kryeprokurorit të prokurorisë speciale Afrim Shefkiu.

“Ne kemi kërkuar hetim të ri je kuptimin e nxjerrjes se vendimit të prokurorit të shtetit që përmes hetimeve të identifikohen vrasësit e Astrit Deharit. Po Ashtu kërkesa ime si avokat dhe përfaqësues juridik i familjes Dehari kam kërkuar të identifikohen shtytësit në vrasje të Astritit, që i bie nxitësit, sepse ata që e kanë fshehur për më shumë se 3 vite vrasjen e Astrit Deharit.

Ai thotë se njësiti i hetimit të krimeve serioze duhet të marrin përsëri në pyetje disa dëshmitarë, shumica e të cilëve janë gardian të burgut të Prizrenit dhe të cilët edhe me herët kanë dhen deklarata sipërfaqësore për ketë rast.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka ardhur në përfundim se gjasat janë të vogla që Astrit Dehari, aktivist i Vetëvendosjes, ta ketë vrarë veten në burg. “Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Astrit DEHARI. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit DEHARIT përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në raport.

Ndryshe Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku po mbahej si i dyshuar për sulmin e 4 gushtit 2016 me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Instituti i Mjekësisë Ligjore vdekjen e Deharit e kishte konsideruar vetëvrasje, ndërsa disa ekspertë të pavarur të ngarkuar nga familja këtë vdekje e kishin cilësuar vrasje. Familja Dehari kishte kërkuar ekspertizë lidhur me vdekjen e tij nga Instituti zviceran./BotaSot