Mançester Junajtedi po i fillon negociatat për një kontratë të re me Pogbanin

Mançester Junajtedi dëshiron të vazhdojë kontratën me mesfushorin Paul Pogba, publikoi gazetari, Fabricio Romano.

Sipas Romanos, menaxhimi i klubit i ka filluar negociatat me agjentin e francezit 27-vjeçar, Mino Raiola. Ana e Pogbas është në pritje të propozimit të parë nga Mançester junajted. Zgjatja e marrëveshjes ende nuk është dakorduar.

Pogba mori pjesë në 13 ndeshje për Mançester Junajtedin në sezonin 2019/20. /MIA