Man Utd vihet pas Chamberlain

Manchester United është duke e monitoruar situatën e Alex-Oxlade Chamberlain të Liverpoolit.

Sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, “Djajtë e Kuqë” po mendojnë ta nisin një ofertë në drejtim të “Të Kuqve” e cila kap vlerën e 10 milionë eurove.

Lojtari nuk pati një sezon të mirë, për shkak të shumë lëndimeve të cilat ia pamundësuan të paraqitej në shumë lojë.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit që ende nuk e ka të qartë destinacionin e tij.