Manchester United është shumë afër transferimit të mesfushorit Frenkie De Jong.
Holandezi pritet të jetë goditja e madhe në këtë merkato për “Djajtë e Kuqë”, të cilët po e shohin me prioritet përforcimin e repartit të mesfushës.
Lojtari do të jetë zëvendësues i Paul Pogbas i cili tashmë e ka konfirmuar largimin nga ish-kampionët anglezë, pas skadimit të kontratës këtë verë.
De Jong e shprehu pakënaqësinë se si përfundoi ky sezon në aspektin individual, e për rrjedhojë nuk e ka ndërmend të vazhdojë me Barcelonën.
Mësohet se oferta fillestare e Man Utd do të jetë 60 milionë euro.




