Joshua Zirkzee ka qenë padyshim zbulimi i këtij sezoni në elitën e futbollit italian Serie A.
Sulmuesi holandez ka pasur paraqitje fantastike personale, por edhe ekipore pasi me Bolognën siguruan një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë e ardhmja e Zirkzee duket se do të jetë larg Bolognas, pasi shumë skuadra të mëdha tanimë e kanë në listën e dëshirave.
Manchester United është i interesuar për transferimin e holandezit gjatë verës, pasi duan ta kenë atë si tandem të repartit ofensivë së bashku me Rasmus Hojlund.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton se 23-vjecari ka një klauzolë shitjeje prej 40 milionë eurove nga 1 korriku deri më 15 gusht.
Në këtë mënyrë, gjigantët anglezë mund të përfitojnë nga kjo situatë e favorshme dhe të afrojnë në ekipin e tyre Zirkzeen.
Në sezonin historik të Bolognas që kulmoi me kualifikimin në Ligën e Kampionëve Zirkzee ishte njëri prej protagonistëve kryesorë.