Manchester United ende nuk ka hequr dorë nga objektivi i tyre i hershëm, Anthony.
Siç raporton Fabrizio Romano, “Djajtë e Kuqë” po vazhdojnë të këmbëngulin edhe më tutje për brazilianin i cili shkëlqeu në sezonin e kaluar me Ajaxin.
Anipse nuk kanë dërguar ofertë së fundi, brenda klubit është duke u diskutuar edhe për një tentativë.
Ish-kampionët anglezë besojnë se vetë lojtari e dëshiron ardhjen në “Old Trafford”, teksa duan që ta zgjidhin çështjen me klubin sa më shpejt.




