Man Utd i ofron kontratë të re, Pogba i pavendosur për të ardhmen e tij

Paul Pogba ka kontratë të vlefshme me Man Utd deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, gjiganti anglez tashmë i ka ofruar marrëveshje të re yllit të tyre me rritje të konsiderueshme të pages.

Kjo ofetë nga United është bërë në Korrik të vitit të kaluar, megjithatë ende nuk ka ndonjë përgjigjie nga Pogba dhe agjenti i tij Mino Raiola.

Drejtuesit e “Djave të Kuq” po presin një përgjigjie nga francezi, pasi nuk duan ta humbin falas në fund të edicionit.

 

28-vjeçari, është pjesë e Man Utd që nga viti 2016 kur iu bashkua nga Juventusi për 105 milionë euro.

Ai ka realizuar 38 gola e 49 asistime në 215 ndeshje të luajtuar në të gjitha garat.