Man United të dorëzuar në garën për De Jong

Manchester United kanë hequr dorë nga Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong ka qenë në mesin e dëshirave kryesore të Manchester United gjatë kësaj vere.

Përkundër një marrëveshjeje mes United dhe Barcelonës, lojtari refuzoi kalimin në ‘Old Trafford’, duke preferuar ‘Camp Nou’ përpara.

Tani, sipas Laurien Whitwell të ‘Athletic’, Man United janë dorëzuar në ndjekjen e Frenkie de Jong, transmeton lajmi.net.

Bordi i ‘Djajve të Kuq’ e konsideron si çështje të mbyllur mundësinë e transferimit të lojtarit.