Manchester United raportohet se kanë identifikuar zëvendësuesin potencial të Ruben Amorim, por ata nuk janë klubi i vetëm nga Liga Premier të interesuar për të.
Që prej se erdhi në ‘Old Trafford’ si zëvendësues i Erik Ten Hag në nëntor, Amorim ka pasur vështirësi në krye të stolit.
Në sezonin e tij të parë, tekniku portugez e ka udhëhequr klubin drejt vetëm pesë fitoreve në Ligën Premier, duke barazuar tri ndeshje dhe duke humbur plotë tetë.
Tani një raportim i ri ka bërë me dije se Unitedi mund ta përgatit veten për mundësinë e zëvendësimit të Amorim, teksa tashmë kanë zgjedhur zëvendësuesin e tij ideal.
Siç qëndrojnë gjërat, Unitedi momentalisht gjendet në pozitën e 14-të në Ligën Premier dhe po shkojnë drejt përfundimit më të dobët të sezonit që prej themelimit të klubit në vitin 1992.
Sipas mediumit italian Tuttosport, tek Unitedi janë të shqetësuar për situatën dhe tashmë po mbajnë një sy tek trajneri i Interit, Simone Inzaghi, kontrata e të cilit me ‘Nerazzurrët’ skadon vitin e ardhshëm.
Inzaghi po shijon një sezon fantastik me Interin këtë sezon teksa momentalisht qëndron në krye të Serie A pasi e fitoi titullin sezonin e kaluar.
Por gjithmonë sipas mediumit, Unitedi nuk është i vetëm në admirimin e tyre për Inzaghin pasi edhe Tottenhami gjithashtu po e përcjellë atë si një pasues të mundshëm të Ange Postecoglou.
Sidoqoftë, mbetet e vështirë që United të ndajë rrugët me Amorim në një të ardhme të afërt, pasi aksionari i klubit Sir Jim Ratcliffe e lavdëroi atë në një intervistë të hënën.