Man United konsideron huazimin e Greenwood

Manchester United thuhet se po konsideron të bëjë një lëvizje huazimi për Mason Greenwood në afatin kalimtar të verës.
21-vjeçari nuk ka luajtur për klubin e Premier Ligë që nga një fitore 1-0 ndaj West Hamit më 22 janar 2022.

Greenwood u pezullua nga United mes akuzave për tentativë përdhunimi, përfshirje në sjellje kontrolluese dhe shtrënguese dhe sulm.

Këto akuza u hoqën nga Policia e Mançesterit në shkurt, por ‘Djajtë’ kanë vazhduar të kryejë hetimet e tyre të brendshme.

Ky proces mbetet në vazhdim, por një vendim për të ardhmen e Greenwood thuhet se është afër.

Sipas ‘Manchester Evening News’, United po anon drejt një marrëveshjeje huazimi për reprezentuesin anglez me një paraqitje.

Greenwood nuk është kthyer në stërvitje në bazën Carrington të United, por ai është parë duke punuar me një instruktor privat .

Anglezi i cili është lidhur me ekipe në Itali dhe Turqi mbetet nën kontratë deri në vitin 2025 dhe ka bërë 129 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’, duke shënuar 35 gola.