Man United futen në garë për Bellingham

Gjiganti anglez, Manchester United i është futur garës për të nënshkrua
Sipas raportimit të ‘The Times’, Manchester United i është bashkuar garës për të nënshkruar yllin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Mesfushori po ndiqet edhe nga Manchester City dhe Paris Saint-Germain, por sipas raportit lojtari do të ketë fjalën e fundit për lëvizjen e tij.

Liverpooli gjithashtu ishte në garë për të, por së fundmi kanë hequr dorë nga ai.

Përveç tyre edhe Real Madridi është skuadra e cila po shihet si destinacion i radhës për anglezin.