Man.United avancon me Juan Matan, eliminohet Wolves

Manchester United vuajti por në fund iu fal një goli të spanjollit Juan Mata për të mposhtur 1-0 Wolverhampton Wanderers dhe për të avancuar në raundin e 1/16-ave të FA Cup. Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e 67-të. Bëhej fjalë për një ndeshje të përsëritur pasi takimi i parë në fushën e Wolves përfundoi pa gola. Në raundin tjetër United do të përballet me fituesin e çiftit Tranmere-Watford. Në fazën tjetër u kualifikua edhe skuadra e Championship Cardiff City që triumfoi me shifrat 3-4 në transfertën ndaj Wolves.