Manchester City janë afër arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin e majtë, Cucurella.
Marc Cucurella është i pëlqyeri i Pep Guardiola për krahun e majtë të mbrojtjes te skuadra e Manchester City.
Lojtari i Brighton ishte nga më të dalluarit sezonin e kaluar në Premier League dhe ka zgjuar interesimin e kampionëve.
Sipas ‘El Desmarque’, Man City janë një hap më afër kompletimit të marrëveshjes, përcjell lajmi.net.
Lojtari pritet t’i kushtojë skuadrës së Man City deri në 40 milionë euro.
Cucurella është shprehur i hapur për të bërë një lëvizje të tillë.




