Man City kërkon të ‘blindon’ Alvarez

Manchester City dëshiron të ‘blindon’ yllin e skuadrës, Julian Alvarez.
Argjentinasi nuk e ka përfunduar ende vitin e tij të parë në Angli dhe tashmë është duke negociuar një përmirësim të kontratës.

Performanca e tij e shkëlqyer gjatë Kupës së Botës në Katar ka bërë që Man City të lëvizë shpejt për të lidhur lojtarin e tyre .

Kontrata e lojtarit përfundon në vitin 2027 dhe Manchester City dëshiron ta zgjasë atë deri në vitin 2028 , sipas raportimit të ‘AS’, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, argjentinasi do të ketë edhe ngritje të pagës.

Javën e ardhshme të dyja palët do të përballen me njëra-tjetrën dhe marrëveshja mund të mbyllet pasi lojtari dëshiron të vazhdojë të mbajë fanellën e kampionit anglez.

Këtë sezon Alvarez ka shënuar 10 gola dhe tre asistime në 31 ndeshje të luajtura deri më tani.