Bernardo Silva megjithatë mund të largohet nga Manchester City.
Skuadra e Barcelonës vazhdon të jetë e interesuar për shërbimet e portugezit Bernardo Silva, ndonëse ‘Citizens’ nuk janë aq të vendosur për ta shitur lojtarin.
Sipas Fabrizio Romano, tash, Manchester City ka filluar të shikojë për alternativat, në rast se lojtari largohet.
Mesfushori i Lyon, Lucas Paqueta është një nga alternativat.
Barcelona po punon ta largojë Frenkie de Jong, dhe në momentin që holandezi largohet, lëvizjet drejt Bernardo Silva do të nisin.
Paqueta lidhej më herët edhe me një kalim të mundshëm tek Arsenal, por çmimi për ‘Gunners’ dukej i pakapshëm.
		



