Man City bën llogaritë, konsideron blerjen e Messit

Manchester City është duke konsideruar mundësinë e transferimit të Leo Messit nga Barcelona.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas te klubi katalan është vënë nën dyshim pas sezonit dëshpërues të përfunduar me humbjen 8-2 nga Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“ESPN” raporton se “Citizens” janë duke i bërë llogaritë për të konsideruar mundësinë e blerjes së Messit.

Ylli argjentinas në kontratën e tij me Barcelonën ka klauzolë që ia mundëson largimin nga klubi për një dëmshpërblim me vlerë prej 700 milionë euro.

Messi ende nuk e ka konfirmuar vendimin e tij se ku do të luajë në sezonin e ri.

Ai është takuar me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman por gjatë diskutimeve me holandezin ai thuhet se e ka njoftuar strategun e ri se e sheh vetën më tepër jashtë se brenda klubit.