Man City afër marrëveshjes me Akanji

Manchester City pritet të bëjnë një lëvizje të fundit, para mbylljes së merkatos.

‘Citizens’ thuhet se janë duke punuar për transferimin e një qendërmbrojtësi dhe bëhet fjalë për lojtarin e Borussia Dortmund, Manuel Akanji.

Zvicerani mund të mos jetë lojtari më i mirë në aspektin defensiv te Man City, por mund të përshtatet mirë në sistemin e Pep Guardiola 3-2-2-3, përcjell lajmi.net.

Kjo pasi Akanji luan mirë me topin në këmbë dhe mund të jetë i mirë për ndërtimin e aksioneve nga linja e parë.

Sipas Sam Lee, City pritet ta finalizojnë marrëveshjen në orët e fundit të merkatos.

Mbetet të shihet nëse një operacion i tillë do të dal i suksesshëm për kampionët e Anglisë.