Maluma flet për koncertin e anuluar në Tiranë

Maluma planifikohej të performonte në Tiranë më 15 mars, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi ai koncert është anuluar.

Ylli latin, në kuadër të turneut evropian kishte planifikuar edhe disa koncerte në shtete të ndryshme, por janë anuluar të gjitha.

Me anë të një njoftimi, Maluma njoftoi fansat që së shpejti do t’i njoftojë për një datë të re, pasi në këtë situatë kaotike detyrohet ta ndalë turneun.

“Turneu është shtyer, shumë shpejt do t’iu njoftojmë për datat e reja. Shihemi së shpejti”, ka shkruar ndër të tjera këngëtari, duke përfshirë edhe koncertin e Tiranës.

Kujtojmë se deri tani në Shqipëri janë regjistruar 33 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa institucionet shtetërore kanë marrë masa të rrepta sigurie, për t[u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.