Pas publikimit të albumit, Ledri Vula ka një befasi për fansat

Reperi Ledri Vula, publikoi albumin e ri më herët sesa që pritej, por për këtë ai kishte një shpjegim.

Ledri kishte planifikuar që albumin 10/10 ta lansojë më 10 prill, por meqë në situatën që gjendet e gjithë bota, ku edhe shqiptarët janë izoluar për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ai vendosi që ta publikojë këtë album.

Në këtë album janë përfshirë 15 këngë, përfshirë edhe bashkëpunimet me artistë të njohur.

Por kjo nuk është e tëra, reperi ka njoftuar se sonte (e premte) vjen me videoklip kënga 10/10 nga ky album.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ky artist, i cili solli papritmas projektet e albumit të ri.