Mallorca po tenton ta blejë përfundimisht Muriqin

Mallorca është duke tentuar që ta transferojë përfundimisht Vedat Muriqin.

Paraqitjet e lojtarit me ekipin spanjoll dhe presioni i madh i tifozëve për të mos e lëshuar nga skuadra sulmuesin kosovar, ka bërë që “ The Vermilions” të mos heqin dorë nga ai.

Shtatlarti prizrenas dha një kontribut të rëndësishëm në shpëtimin e Mallorcës pa rënë nga liga. Kosovari shënoi pesë gola dhe dhuroi tri asiste në 15 ndeshje në La liga, transmeton lajmi.net.

Futbollisti është në pronësi të Lazios që e lëshuan në huazim gjatë muajit janar.

Gjithsesi, kjo nuk pritet të jetë ndonjë pengesë e madhe që lojtari të vendoset përfundimisht në Spanjë, pasi kryeqytetasit aktualisht nuk llogarisin në shërbimet e sulmuesit.

Vlera e Muriqit në tregun e transferimeve është diku rreth 7 milionë euro, sipas Transfermarkt.