Parlamenti i Maqedonisë së Veriut me 66 vota ka miratuar ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr “Park Nacional”.
Ky vendim u cilësua si një nga vendimet për jetësimin e agjendës së gjelbër, nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se edhe ky premtim u realizua.
“Edhe ky premtim u realizua me votën e sotme në Kuvend të dashur miq. Agjenda e gjelbër është jetë më cilësore për të gjithë ne”, shkruan Ahmeti.