Mali i Zi së shpejti në Ballkanin e Hapur

Presidenti malazez Milatoviç tha në intervistën e parë si kreu i shtetit se është jodemokratike të pengohet që “Fronti Demokratik” të hyjë në qeverinë e re dhe që ai të heqë dorë nga “Ballkani i Hapur”. Në kuadrin e politikës së jashtme, Milatoviç synon përmirësimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur, besoj se prioriteti i Malit të Zi është bashkëpunimi ekonomik rajonal i cili lidh ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Unë, si ekonomist dhe politikan i mbështes të gjitha iniciativat. Ballkani i Hapur ka përparësitë e veta dhe Mali i Zi, si pjesëmarrës aktiv në atë proces, mund t’i japë vlerë të shtuar këtij procesi.
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç do të takohet në Bruksel më 30 Maj me kryediplomatin evropian Jozef Borell dhe me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi në vizitën e tij të parë zyrtare që nga marrja e detyrës.

Ai ka bërë të ditur se pas vizitës javën e ardhshme në Bruksel do të vizitojë Beogradin. Ndërkaq mbi 1000 qytetarë i janë përgjigjur ftesës publike të Presidentit Milatoviç, për të aplikuar në konkurrimin për t’u punësuar në kabinetin e tij.

Klan News