Mali i Zi, rritet në 248 numri i rasteve me COVID-19

Shtatë raste të reja me koronavirusin e ri(COVID-19) janë regjistruar në Mal të Zi.

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi tha se gjithsej 248 njerëz ishin të infektuar me koronavirus në vend.

“Nga paraqitja e djeshëm deri në mëngjes, u analizuan 175 mostra, shtatë prej të cilave ishin pozitive me koronavirusin e ri. Pesë pacientë të rinj janë nga Podgorica dhe një nga Nikshiçi dhe Tuzi. Të gjitha janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë”, tha Instituti.