Kurti sot viziton Gjakovën

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se komuna e tij është duke i respektuar masat e Qeverisë, teksa e ka pritur në takim Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.

“Masat i kemi ndërmarrë si komunë, masat e Qeverisë jemi duke i respektuar”, ka thënë Gjini, nga radhët e AAK-së, para se takimi të mbyllej për medie.

Kurti dje ka nisur vizitat e tij nëpër komuna të Kosovës dhe takimet me kryetarët e tyre.

Të martën ka qëndruar në Gjilan e në Kamenicë.