Mali i Zi hap kapitullin e fundit me BE-në

Mali i Zi gjatë një konference mes qeverive në Bruksel hapi kapitullin e tetë dhe të fundit në bisedimet për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian.

Kapitulli, i cili është hapur sot ka të bëj me mbrojtjen e konkurrencës si dhe me ndihmën shtetërore. Negociatat në këtë kapitull synojnë zbatimin efektiv të politikave për mbrojtje të konkurrencës, që kontribuon në përmirësimin e ekonomisë, zhvillimin ekonomik të kompanive, të investimeve në kërkime, prodhimin e produkteve të reja, ndihmon në investime të reja si dhe rritje të prodhimit dhe të eksporteve, raporton RTCG.