Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët respektivë

Mali i Zi dhe Serbia dëbuan ambasadorët e tyre respektivë, një tension në rritje në marrëdhëniet tashmë të vështira mes dy vendeve të ish-Jugosllavisë.

“Mali i Zi e shpalli ambasadorin e Serbisë, Vladimir Bozovic persona non grata për ndërhyrje në çështjet e brendshme duke i dhënë 72 orë kohë për të lënë vendin”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Serbia njoftoi menjëherë më pas një masë reciproke.

“Ambasadori i Malit të Zi, Tarzan Milosevic duhet të largohet nga vendi brenda 72 orëve”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ambasadori serb Vladimir Bozoviç e kishte cilësuar të premten si “çlirim” një asamble të vitit 1918, që kishte vendosur që Mali i Zi të bashkohej me Serbinë dhe kështu të integronte mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, duke humbur pavarësinë e saj.

“Ishte një shprehje e lirë e vullnetit të njerëzve për t’u bashkuar me motrën Serbi”, tha ai gjatë një takimi të një shoqate që përfaqësonte serbët e Malit të Zi.

“Bozoviç, në mënyrën më të drejtpërdrejtë, ka denigruar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike”, nënvizoi Ministria e Punëve të Jashtme në Podgoricë.

Simbolikisht, ligjvënësit malazezë në vitin 2018 kaluan një rezolutë që përmbys vendimet e asamblesë së vitit 1918.