Mal i Zi, një picë e vogël në Budva kushton 32 euro!

Një foto e faturës së një restoranti në Przhno, në bregdetin e Malit të Zi, ka shpërthyer në rrjetet sociale ditët e fundit, duke ndezur sërish një debat të ashpër lidhur me çmimet marramendëse në vendpushimet e njohura verore. Për çka bëhet fjalë Pushuesit kanë mbetur të shokuar kur kanë parë se në këtë restorant, një mini-picë e thjeshtë ka kushtuar plot 32… Fatura u përhap me shpejtësi në internet, duke ndarë opinionet e komentuesve në dysh. Megjithatë, kjo faturë prej 32 eurosh vetëm për një mini-picë ka ngritur alarmin se sa të paarritshme po bëhen këto… Pushuesit kanë mbetur të shokuar kur kanë parë se në këtë restorant, një mini-picë e thjeshtë ka kushtuar plot 32 euro. Një pjesë e madhe e qytetarëve dhe turistëve konsiderojnë se çmimet në bregdetin malazez gjatë këtij sezoni kanë dalë jashtë çdo kontrolli dhe janë bërë të papërballueshme, të tjerë arsyetojnë pronarët duke thënë se shuma përfundimtare diktohet nga ekskluziviteti i vendndodhjes, pamja luksoze nga deti dhe niveli i lartë i shërbimit. Przhno, i cili ndodhet fare pranë Budvës dhe Sveti Stefanit, njihet si një nga destinacionet më elitare dhe më të shtrenjta në Mal të Zi, duke tërhequr çdo vit VIP-a dhe turistë të huaj me xhepa të mbushur. Megjithatë, kjo faturë prej 32 eurosh vetëm për një mini-picë ka ngritur alarmin se sa të paarritshme po bëhen këto destinacione verore për një mysafir mesatar. /Urgjent.com/Përgatiti: Blerina Hoxha