Makron u largua nga Samiti në Bruksel dhe u nis për në takim urgjent në Paris për shkak të trazirave

Presidenti francez, Emanuel Makron u largua nga Samiti i Këshillit të Evropës në Bruksel më herët për t’u kthyer në Paris dhe të mbajë takim urgjent të sigurisë për shkak të trazirave në vend.

Makron e anuloi konferencën e planifikuar për shtyp në bruksel dhe u nis drejt Parisit, lajmëruan mediumet franceze.

Gjatë natës demonstruesit vendosën barrikada, dogjën dhe gjuajtën në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa me ujë.

Në natën e tretë të trazirave për vrasjen e një adoleshenti u arrestuan mbi 600 persona, prej të cilëve mbi 300 vetëm në Paris, kumtoi MPJ e Francës. Janë lënduar së paku 200 policë.