Makraduli: Vazhdojmë me implementimin e Planit për ajër të pastër

Në komunën Butel sot filloi implementimi i masës së tretë nga Plani për ajër të pastër, e cila i referohet zëvendësimit të sistemit jo-ekologjik të ngrohjes në shkollën fillore “Shën Klimenti i Ohrit”. Për këtë arsye shkollën sot e vizituan zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli dhe kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, sistemi i cili përdoret për momentin për ngrohjen e shkollës, krahas asaj që është jo-ekologjik, është i vjetëruar dhe në gjendje shumë të dobët, ndërsa daton nga viti 1971.

“Sistemi i ri për ngrohje do të përdorë gaz natyral si lëndë djegëse, duke përmbushur standardet më të larta ekologjike. Me sistem e ri të instaluar do të shërbehet ndërtesa e shkollës, salla sportive dhe objekti ndihmës për fëmijët e moshës parashkollore”, thuhet në kumtesë.

Zbatimi i kësaj mase, siç theksohet, do të mundësojë dhe krijojë hapësirë të rehatshme pune dhe qëndrimi për nxënësit edhe mësuesit, do të mundësojë ulje të humbjeve dhe shpenzimeve të energjisë, por para së gjithash, do të ndikojë mbi mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Plani për ajër të pastër është plan i cili mundëson mbrojtje ekologjike edhe kursime ekonomike.