Makina i del nga kontrolli dhe përfundon në liqe, vdes 34-vjeçari në Pogradec

Një 34-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Pogradec-Qafë Thanë.

Siç raporton Euronews.al, i vdekur ka mbetur Alfons Bleta, derisa dyshohet se makina që po drejtonte ai ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit, duke përfunduar në liqe.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.