‘Makedonski’, gjuha zyrtare e ‘Severnës’ dhe gjuha e 20%!

Shkruan: Medai Shaholli

(Pa dorashka)

Në ndryshimet kushtetuese që do të sillen së shpejti për votim në parlament, ku nga BE-ja dhe Bullgaria kërkohet me vendosmëri në formë shantazhi për t’i futur edhe bullgarët në mozaikun e pakicave të ‘drzhavës Severna’.

Ndërsa shqiptarët apo më mirë të themi partiçkat tona nuk lëvizin nga ‘istikami’, duke e mbajtur të paprekur në kushtetutë 20% e turpit ndaj gjuhës shqipe dhe statusi inferior shtetformues të kombit shqiptar në trojet e tyre.

Dhe e dini si thonë partiçkat tona në lidhje me fshirjen e 20%?
Heqja e 20% do të mbetet për një herë tjetër që do të thotë se sa të jenë shëndoshë e mirë partiçkat tona të këtij profili nofka e turpit nuk do të hiqet!

Kjo është marrëveshja e partiçkave tona me pushtetin varësisht cila forcë politike është në pushtet ato duhet t’i binden si VMRO-së ashtu edhe SDSM-së, se nuk do ta kushtëzojnë pjesëmarrjen e tyre në qeverinë koalicionit me fshirjen e nofkës përdhosëse të 20%.

Ta zëmë se do ta lënë për njëherë tjetër hapjen e asaj kushtetute shovene që përdhos identitetin gjuhësor të shqiptatëve, ku do t’i gjejnë ‘shfalerkat’ tona 80 vota të mundshme për ta zhbërë 20% turpit shqiptar?

Jo, me këto partiçka që janë dëshmuar për sevilizëm dhe tradhti kombëtare që nga miratimi i MO dhe deri te ndryshimet e fundit kushtetuese më 11 janar të 2019, nuk mund të shkojmë përpara pasi ato për hir të pushtetit dhe leverdive financiare sakrifikuan dhe bënë kurban gjuhën shqipe.

Propagandat e shumë partiçkave tona duke marrë rolin e flamurtarëve të ndryshimit në vend duke shpalosur nëpër media se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese pa e hequr 20%, hap dyert e anëtarësimit në vend pa çka se shkojmë si nomadë pa identitet!

Ata gjithashtu krekosen se njollën do ta heqin atëherë kur do të bëhemi anëtarë me të drejta të plota në BE dhe se Brukseli do ta detyronte ‘Severnën’ që më vonë ta shlyente atë njollë të përdhosjes nga kushtetuta.

Pëvoja e hidhur e së kaluarës tregon se Brukseli nuk e ka deyruar Greqinë si anëtare e BE-së të njoh pakicat kombëtare dhe gjuhët e tyre në Greqi ndaj, ky arsyetim i pabazë dhe djallëzor i partiçkave tona nuk është i vërtetë.

Në djall vafshi bashkë me drzhavën tuaj qelbësira shqiptare të parlamentit të ‘Severnës’!