Majko: Jam krenar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, ka folur për vizitën në Hagë ku janë takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Majko tha është krenar për vëllezërit.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjendur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij” – tha Majko.

Me iniciativën e kryetari të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ish- presidentët shqiptarë Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi i vizituan ish-krerët UÇK-së në Hagë.

Në mesin e tyre ishte edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko.

Ftesa ishte dërguar edhe për ish-presidentët e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, por që nuk i janë përgjigjur ftesës.