Majk, vazhdon të qëndrojë në formë nga projektet muzikore të shumta të cilat i publikon kohë pas kohe.
Së fundi ai ka njoftuar se një i tillë po vjen së shpejti, shkruan lajmi.net.
Ai ka njoftuar se është drejt realizmit të një kënge, ku ai shfaqet më ndryshe se në projektet e mëparshme.
Majk, shfaqet i veshur si kalorës teksa qëndron mbi një kalë dhe mban shpata në duar.
“Viking”, titullohet kënga e cila është finalizuar.
Ky projekt publikohet të enjten me 19 tetor.
“19 tetor, e enjte, ora 18:00”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e fotos./Lajmi.net/





