Majk sapo ka konfirmuar se kënga e re të cilën e ka punuar gjatë kësaj kohe të pandemisë do të publikohet nesër nga ora 18:00.
Reperi njoftimin e bëri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku zbuloi edhe titullin e këngës, ‘Dynja’ titullohet projekti i ri i tij.
Kujtojmë se para se të futëshim në karantinë, Majk kishte lansuar këngën ‘Sytë mu kan qorru’ e cila tani numëron mbi 8 milionë klikime në Youtube.