Majk publikon një pjesë të shkurtër të këngës së re

Artisti i mirënjohur, Majk ka paralajmëruar këngën më të re.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtari ka ndarë një pjesë të shkurtër nga projekti i ri.

Në videon bardhë dhe zi, Majk ka interpretuar baladën që pritet të lansohet shumë shpejt.

Foto: Majk/Instagram

“Lamtumirë o mon amour…së shpejti”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që kjo këngën vjen pas atij “Viking” që solli në tetor të këtij viti të shoqëruar me videoklip.

Përveç kësaj, Majk mbetet aktiv edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/