Majk dhe Bardhi po përgadisin hitin e radhës, në videoklip modelja më “bombë” shqiptare

Reperi i njohur, Majk nuk ka të ndalur me bashkëpunimet e tij.

E si duket kjo verë ka filluar shumë nxehtë.

Majk kësaj radhe bashkëpunon me reperin tjetër të suksesshëm, Bardhin.

Dy artistët kanë lënë të kuptohet se po sjellin bashkëpunimin e tyre, përmes postimeve nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit.

Dhe jo vetëm kjo, në videoklipin e tyre do të jetë edhe një bombë.

Fjala është për modelen e njohur Kejvina Kthella e cila i rikthehet në këtë formë pjesëmarrjeve në videoklipe pas një periudhe të shkëputjes.