Maignan ka përshpejtuar rikuperimin dhe tashmë i është rikthyer stërvitjeve të klubit.
Milani llogarit ta ketë atë për ndeshjen e radhës tashmë kundër Sassuolos.
Koha e rikuperimit të tij është zvogëluar nga 10 në gjashtë javë, duke i dhënë një lajm fantastik “rosonerëve”.
Milani u njoftua me humbjen e parë në kampionat këtë sezon, kur humbi 4-3 ndaj Fiorentinas në fundjavë, me njërin gol të pësuar pikërisht nga portieri aktual, Tatarusanu.