Mahrez do të jetë njëri prej yjeve që gjatë verës mund të largohet nga Man City
Sipas Calciomercato, Manchester City është i hapur që ta lërë të largohet Riyad Mahrezin për t’u transferuar te Paris Saint-Germain, destinacioni i preferuar i futbollistit, transmeton Gazeta Express.
Algjeriani ka kontratë deri më 2023, por dënimi nga UEFA ka shtyrë atë të kërkojë klub të ri dhe City është i gatshëm të fitojë pak para nga shitja e sulmuesit.
Mahrez po luan sezonin e dytë te Man City dhe deri më tani ka bërë 80 paraqitje, duke shënuar 21 gola.