Mahmut Ferati publikon këngën e re “Lamtumirë Gurbet”

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Mahmut Ferati, e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Lamtumirë Gurbet”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.

Kujtojmë se Përveç në platformën YouTube, kënga tashmë u lansua edhe në Spotify, Deezer, iTunes dhe Amazon.

Mahmut Ferati për gjatë kohës sa është pjesë e skenës muzikore shqiptare vazhdon të sjell projekte të suksesshme muzikore të cilat pëlqehen jashtëzakonisht shumë nga publiku.

Njësoj ka ndodhur edhe me këtë të fundit.