Mafia ballkanike rekruton të rinj nga Maqedonia: Një i vdekur, dy në paraburgim – të paktën 20 të përfshirë!

Të paktën 20 shtetas të rinj nga Maqedonia e Veriut, kryesisht të moshës 18 deri në 25 vjeç, dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale në Serbi dhe Mal të Zi, zbulon një hulumtim i emisionit investigativ “KOD”.

Sipas hulumtimit, grupet kriminale i joshin të rinjtë me para, strehim dhe premtime për një jetë më të mirë. Më pas, ata angazhohen në veprimtari të paligjshme, duke filluar nga djegia e automjeteve deri te transportimi i drogës dhe sulmet e dhunshme.

Në disa raste, të rekrutuarve u merren pasaportat dhe u sigurohen dokumente të falsifikuara, duke ua vështirësuar largimin nga rrjetet kriminale.

“KOD” raporton se një i ri nga Maqedonia ka humbur jetën në Beograd, ndërsa dy të tjerë ndodhen në paraburgim në Serbi dhe Mal të Zi.

Ekspertët paralajmërojnë se grupet kriminale shfrytëzojnë gjendjen ekonomike dhe nevojën e të rinjve për siguri e përkatësi shoqërore.

4news.mk / Hulumtimi i “KOD”