Maduro hyri në gjykatë me uniformë burgu dhe me këmbë të lidhura

Nicolas Maduro sapo ka hyrë në gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut i veshur me uniformë burgu dhe me këmbët e prangosura, raporton CBS News.

Gruaja e tij, Cilia Flores, gjithashtu ka veshur një veshje burgu, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv 

Duart e Maduros dhe Flores nuk janë të prangosura, duke i lejuar Maduros të shtrëngojë duart me avokatin e tij.

Ata po akuzohen për narkoterrorizëm.