Macron, Scholz dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, liderët evropianë bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me homologun rus Vladimir Putin, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Siç raporton Reuters, zëdhënësi i qeverisë gjermane është cituar të ketë thënë se një bisedë telefonike është zhvilluar prej 75 minutash mes Putinit, Macronit dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Gjatë bisedës telefonike, Putin ka informuar Macronin dhe Scholzin për situatën dhe raportet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në anën tjetër sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ushtria ukrainase i ka shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse.