Macron: Sanksionet ndaj Rusisë do të jenë të nivelit të njëjtë të agresionit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi i tij do të godasë Rusinë me sanksione të të njëjtit nivel agresioni, për të cilin vendi është fajtor.

Ai thotë se Rusia mund të presë sanksione të ashpra, që do të godasin ushtrinë e saj, ekonominë dhe sektorin e saj energjetik, njofton Klan Kosova.

“Ne do ta mbështesim Ukrainën pa hezitim dhe do të marrim përgjegjësinë tonë për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e aleatëve tanë evropianë”.

“Ngjarjet e natës së kaluar shënojnë një pikë kthese në historinë e Evropës”, tha Macron në një fjalim televiziv drejtuar kombit francez, duke qëndruar përpara flamujve francezë, të Bashkimit Evropian dhe të Ukrainës.

“Këtij akti lufte do t’i përgjigjemi pa dobësi, me qetësi, vendosmëri dhe unitet”.