Macron: Rendi botëror është sfiduar nga agresioni rus

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka akuzuar homologun e tij rus Vladimir Putin për fillimin e luftës në Ukrainë.

Në adresimin e tij para kombit francez, Macron tha se kjo luftë erdhi nga “fryma” e hakmarrjes.

Ai tha se nuk janë në luftë me Rusinë, por do të vazhdojnë të insistojnë për armëpushim, teksa u bëri thirrje francezëve thirrje francezëve që të ndihmojnë refugjatët ukrainas.

“Evropa është e shokuar nga lufta. Rendi botëror është sfiduar, por Evropa është bashkuar javët e fundit”, tha Macron, teksa ka paralajmëruar se Franca do të bëjë investime në mbrojtje.