Macron: Nuk do të jap dorëheqjen edhe nëse partia ime humbet zgjedhjet

Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi sot se nuk do të japë dorëheqjen nëse partia e tij nuk fiton zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në fund të muajit.

“Ky opsion nuk ka ekzistuar kurrë”, u tha Macron gazetarëve.

Macron tha se shpërndarja e Parlamentit francez dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme është e vetmja përgjigje e mundshme ndaj rezultateve të arritura nga e djathta ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Europian.