Macron, Merkel dhe Conte: Sanksione për vendet të cilat shkelin embargon për eksport të armëve në Libi

Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë u kërcënuan se do të vendosin sanksione për vendet të cilat vazhdojnë ta shkelin embargon e Kombeve të Bashkuara për eksport të armëve në Libi.

“Ne, gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë faktorëve ndërkombëtarë që ta ndërpresin ndërhyrjen e tyre gjithnjë e më të madhe dhe në tërësi ta respektojnë embargon e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për eksport të armëve në Libi”, thuhet në kumtesën e sotme të Emmannuel Macron, Angela Merkel dhe Giuseppe Conte, të publikuar nga presidenca franceze.