
Sebastien Lecornu është përsëri zgjedhja e Emmanuel Macronit për të formuar qeverinë e re të Francës.
Edhe pse të hënën paradite pranoi dorëheqjen e tij si kryeministër pa mbajtur as mbledhjen e parë të kabinetit dhe vetëm një muaj pasi ishte emëruar, duke vendosur një rekord historik për vendin, presidenti francez vendosi ta ngarkojë sërish me të njëjtën detyrë.
Macron i dha atij dy ditë kohë për të negociuar me partnerët e koalicionit qeverisës dhe për të formuar kabinetin e ri.
Sipas mediave franceze, dorëheqja e Lecornu erdhi si pasojë e kundërshtimit të kreut të Republikanëve, Bruno Retailleau, që është partner në koalicionin e minorancës qeverisës. Ai nuk pranoi me forcë emërimin e Bruno Le Marisë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili më parë në qeverinë e François Bayrou ishte ministër i Financave.
Le Maire ka qenë pjesë e reformës së ashpër buxhetore që synonte uljen e shpenzimeve me 44 miliardë euro, duke prekur pagat, pensionet dhe ditët e pushimit të punonjësve, çka çoi në rënien e kabinetit të tij.
Opozita kërkon zgjedhje të reja dhe madje dorëheqjen e Macronit si president, duke e parë atë si shkaktar të krizës së paprecedentë ku në dy vite janë ndërruar pesë kryeministra./Klankosova.tv